Gazeta gjermane Bild ka publikuar informacione se futbollistët anglezë që luajnë për Manchester United janë kundër Cristiano Ronaldos dhe janë të mërzitur që portugezi po imponohet si lider në dhomat e zhveshjes.

Gazetari i Bild, Christian Falk, publikoi informacione se futbollistët anglezë që luajnë për Manchester United, Harry Maguire dhe Marcus Rashford, janë kundër idesë që Ronaldo të jetë lider në dhomat e zhveshjes dhe se janë të mërzitur që ai ka krijuar një klan rreth tij.

Thuhet se Bruno Fernandes, Diogo Dalot, Fred dhe Alex Telles janë pjesë e atij klani dhe kundër tyre janë lojtarët anglezë që luajnë për ‘Djajtë e Kuq’.

Lidhur me këtë dhe pas publikimit të lajmit në Twitter, vetë Rashford i është përgjigjur dhe gazetarit Flak.

“A jeni duke e sajuar këtë gjë tani? Ju lutemi mos bëni ndarje”, shkroi Rashford, por gazetar i Bild nuk u zmbrapsë dhe iu përgjigj përsëri:

“Nuk është e vërtetë dhe ju e dini këtë”, i ka shkruar Flak lojtarit të Manchester United.
Mbrëmë në “Old Trafford”, “Djajtë e Kuq” shënuan një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Brightonit me rezultat 2-0.

SHPËRNDAJE