Beyonce ka kaluar disa ditë në Paris së bashku me bashkëshortin e saj, Jay-Z, dhe gjatë gjithë kohës ka punuar për përfundimin e albumit të saj të ri.

Një burim pranë çiftit ka thënë për revistën ‘People’: “Beyonce dhe Jay-Z kanë instaluar një studio në suitën e tyre dhe qëndrojnë deri vonë duke punuar për të përfunduar albumin.”

Një burim tjetër është shprehur se këngëtarja amerikane ka ndërmend të realizojë edhe një duet me këngëtaren Rihanna.

SHPËRNDAJE