Bernë, 9 maj (Nefail Maliqi) -Ditëve te fudit jo vetëme ne mediat  ne ballkan, ppor edhe ato kosovare eshte spekuluar rreth nje takimi te fshte mes presidenit Hashim Thaci dhe homologut te tij serb Aleksadënder Vucic.

Madje ne nje lajm te “Express”-it te Prishtinë  thuhet se “në lojë së fundmi u futën edhe zviceranët, si organizatorë të këtyre takimeve…”

Përveç protagonistëve per nje takim te tille Thaçi e Vuçiq, u shkruar e spekulua se gjate ketij takimi sekret qenka biseduar per idetë  rreth ndarjes së Kosovës.

Lidhur me kete Berna zyrtare demanton një lajm duke e cilësuar si si të pavertetë. “Zvicra nuk ka oraganizuar kurrefare takimi sekret mes Vucic-Thaci..” ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra duke ju referuar burimeve diplamatike. Ndryshe Ministria e Jashtme e Zvicres apo siq njihet ketu Departameneti Federal i Puneve te Jashtme (EDA/DFAE) e ka mohur te kete organizuar nje takimi te tille sekret mes presidenit kosavar dhe atij serb. (“DFAE: La Suisse n’a pas œuvré à l’organisation de rencontres secrètes entre le Président Vucic et le Président Thaçi..“)

Madje, kur eshte fjala rreth “takimit sekret Vucic-Thaci” dhe ideve te ndarjes se Kosovës, ne sqarimi e saj Qeveria helvetike hedh poshte kategorisht keti ide.

“Shkëmbimet apo ndarjet e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ide të rrezikshme për të cilat Zvicra është kundër..” ka thëne sot burimi nga Ministria e Jashtme e Zvicres me seli ne Bernë.  Sipas autoriteteve te Bernës  “Zvicra mbështet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian i cili proces i kontribuon paqes dhe stablietit ne rajon, ne rend te pare normalizimit dhe fqinjesisi semire mes ketyre dy vendeve..”

Ne nje takim te fundit te gazetarit te “Presheva Jonë” me shefin e diplomacise zvicerane Ignazio Cassis, ky i fundit kishte pohuar se “Qeveria zvicerane  nuk shef kurrefare alternative tjeter per te ardhmen e rajonit as normalizmin e raporteve mes Kosoves dhe Serbise pa dialogun, proces ky i cli duhet vazhduar…” 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE