TIRANË, 10 korrik /ATSH- I. Vata/ – Media mund të luajë rol jetik në shembjen e pengesave që na ndajnë dhe shkallmimin e paragjykimeve mes serbve dhe shqiptarëve,  pohoi sot, drejtoresha e ATSH-së ndërsa mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Beograd me temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”.

Konferenca e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ka në fokus të diskutimeve marrëdhëniet mes dy kombeve, rrethanat historike, politike dhe ndërkombëtare që gjenerojnë këto marrëdhënie sot, si rrugëtimi i dy vendeve drejt BE-së.

Në fjalën e saj, drejtoresha e ATSH-së, Armela Krasniqi u shpreh se është gjithmonë kënaqësi të vizitosh Beogradin, qytet me rrugë të kalldrëmta, bulevarde të gjerë që ndërpriten nga madhështia e Danubit, që mban në vetvete aromën e një rajoni, që për shekuj ka prodhuar më tepër histori sesa mundet.

Duke vlerësuar pozicionin gjografik në rajon të kryeqytetit të Serbisë, Krasniqi tha se “Beogradi, një metropol në udhëkryq të shumë qytetërimeve ndër shekuj, mund të jetë vendi ideal për të diskutuar lidhur me mënyrën se si e parashikojmë të ardhmen tonë të përbashkët.

Duke folur për të ardhmen e dy vendeve Serbisë dhe Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe Procesin e Berlinit si urë e re komunikimi, drejtoresha e ATSH-së, Armela Krasniqi iu referua temës së kësaj konference “serbët dhe shqiptarët, në çfarë drejtimi?”.

SHPËRNDAJE