David Beckham zbuloi se ai dhe gruaja e tij u përgatitën fillimisht për një djalë të katërt, përpara se të mësonin që në të vërtetë ishin duke pritur një vajzë.

Në një intervistë të ish-kapitenit të kombëtares angleze të futbollit në shtypin britanik, “Spice Boy” bëri me dije se pas skanimit të parë, mjeku i informoi se ishin duke pritur një djalë.

Vetëm në ekon e bërë disa javë më vonë, mjekët “u korrigjuan” dhe i informuan se në të vërtetë Victoria mbart në barkun e saj një fëmijë të seksit femër.

Në intervistë, Beckham zbuloi kënaqësinë e jashtëzakonshme që provoi pas mësimit të lajmit, pasi një djal i katërt, sipas fjalëve të tij, “do të bënte që ëndrra e tyre për një vajzë të arkivohej përfundimisht”.

SHPËRNDAJE