Idhulli i adoleshentëve, Justin Bieber, është bërë “i pavdekshëm” pasi është krijuar statuja e tij prej dylli.

Këngëtari 17-vjeçar është ylli i fundit që nderohet me statujën e tij të dyllit në muzeun e famshëm Madame Tussauds, ndërsa ka qenë edhe vetë i pranishëm në Londër për të takuar fansat, ndërsa mijëra të tjerë e kanë ndjekur atë përmes videos.

Krijuesi i hitit “Baby” është i impresionuar me ngjashmëritë, edhe pse thotë se ai tashmë është ca më i rritur se sa kur ka pozuar për të.

“Është diçka e mahnitshme për t`u parë. Unë jam ca më i gjatë, por kështu kam qenë atëherë. Duket e tmerrshme, faleminderit shumë”, ka thënë Biber.

SHPËRNDAJE