screenshot_2016-12-04-17-49-57-1 Në cilën periudhë Bayern München ka qenë standardi i futbollit evropian? Shumëkush mund të përmendë sezonet kur rekordmenët u shpallën tri herë radhazi kampionë të kontinentit apo sezonin kur Jupp Heynckes arriti të kurorëzojë skuadrën me tripletë. Epo, jo! Shefi ekzekutiv i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, nuk “ndjek” rezultatet, golat, titujt apo rekordet, por vetëm lojën. Sipas tij, Bayern München ka argëtuar gjithë botën në kohën kur trener isht Pep Guardiola.

Do të thoja se Bayern nuk ka luajtur kurrë më mirë se në kohën kur skuadrën e drejtonte Pep. Ne gjithnjë kemi qenë të suksesshëm, por rrallë herë jemi karakterizuar nga bukuria në fushë. Me Pep-in trajner, të gjithë kanë folur me entuziazëm për ne”, – tha 61-vjeçari në një intervistë në gazetën gjermane “Welt”. Më hapur se kaq nuk mund të flasësh.

Më pas, Rummenigge shprehu lumturinë e tij për rikthimin e shokut të vet, Uli Hoeness, si president i klubit. “Mendoj se është e rëndësishme për të që jo gjithçka të mbyllet me një gabim të madh që ka bërë”, – tha ai, duke iu referuar faktit që numri 1 i Bayern-it kaloi dy vite burg për evazion fiskal. Pikërisht nga kjo periudhë e errët, Rummenigge theksoi se Hoeness nuk do t’i përkeqësojë marrëdhëniet me Borussia Dortmund-in. “Ai nuk ka interes të bëjë polemika. Mendoj se tani ai i sheh gjërat ndryshe për asaj që ka kaluar.”

SHPËRNDAJE