futbb11Preshevë, 19 qershor -Justin Doellman, aloja e FC Barcelona (“Igrač Barselone prihvatio da igra za Kosovo“) ka pranuar të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në basketboll.  Kjo u konfirmua dje pas takimit që kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu dhe anëtari i Bordit, Valton Bilalli e patën në Barcelonë me lojtarin.

“TRONDITËSE: Kosova merr përforcim të paparë nga Barcelona”, “PO, MIRË KENI DËGJUAR: Lojtari i Barcelonës do të luajë për Kosovën”, “A ËSHTË AI NORMAL? Një prej basketbollistëve më të mirë të Evropës luan për Kosovën”, “NGA NA ERDHI KJO? Lojtari i Barcelonës luan për Kosovën”, “E PABESUESHME”, “BOMBË”, janë vetëm disa nga titujt që kanë transmetuar mediat online në Serbi.

barccKa qene në zemër të Katalonjës, njeriu i parë Erold Belegu të jetë fotgrafuar me Doellman dhe proceduar e dokumentetaconit per natrylizim për “shqiptar” i Kosovës  duhet së shpejti të përfundojë. (“Boraveći u srcu Katalonije prvi čovek Erold Balegu se slikao sa Doelmanom, a papirologija bi uskoro trebalo da bude završena.”)

Procesi i natyralizimit të Doellman-it pritet të përfundojë brenda javës së ardhshme. FBK tashmë e ka dorëzuar kërkesën për natyralizim tek autortet e Prishitinës dh është në pritje të përgjigjes. Ky lajm fillimisht u dha ne mediat spanjolle, transmetuar nga “Presheva Jonë” ka bërë bujë të madhe në mediat serbe, të cilat janë “kallur” me faktin se si Kosova ka arritur ta “shqiptarizoj” një prej lojtarëve më të mirë evropianë.

SHPËRNDAJE