Gjenevë, 19 qershor -Ne selinë e OKB-së ne Gjenevë posa kane perfunduar punimet e Sesionit të 105 të Konferencës Ndërkombëtare të Punës (ILO) ku ne mesin e shume delegacioneve mori pjese edhe nje nga Prishtina dhe nje tjeter nga Tiarana, te prire nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore 2014” në Kosovë. Qe sipas kesaj agjencie aleate e ngushtë e qeverise se Kosovës “shkalla e papunësisë në Kosovë qenka 35.3 për qind.” shifer kjo e cila nuk perputhet me organizatat nderkombëtaret dhe mediat botërore.
Gjurmeve te kesaj shifre agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ne Gjenevë ka kontaktuar zyrtaret e organizates Nderkombëtare te Punes (ILO) te cilet duke demantuar Prishtinen zyrtare kane pohuar se “papunësa ne Kosove me 45 % , eshte sot me e larta ne Evropë (Au Kosovo, le taux de chômage dépasse les 45 %, mais l’économie n’explique pas à elle seule les départs massifs…“)
Madje sipas zyrtareve te ILO-s ne Gjenevë “papunesinë nuk mund ta zbusin statistikat e uleta, qe dalin nga Prishtina e as toleranca ndaj korrupcionit, pa hapur vende te lira te punes dhe pa funksionimin e shtetit juridik”
Ryder: Migraconi i te rinjave nga Kosova nuk mund te ndalet pa hapur vende te lira pune dhe pa luftuar korrucpionin
Konferenca e 105 Ndërkombëtare e Punës (ILC) ka përfunduar pas dy javësh të diskutimeve për çështjet kryesore të botës së punës, duke përfshirë punë të denjë në zinxhirët e furnizimit globale, punësim për kalimin në paqe, çështjet detare e punës dhe të drejtat e njeriut në punë. Ne kete konference u zu n’goje edhe Kosova.
Ne nje bisede per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ne Zvciër, drejtori i përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Guy Ryder fillimisht kaphuar se se Konferenca ka vendosur një kurs për të drejtuar shtetet anëtare dhe partnerët socialë në zbatimin e Konventave të ratifikuara, kodin e punës globale detare si misione tjera, sidomos ne zbutjen e papunesise ne ato vende qe kaluan krizat apo kofliktet ndertnike”. Sipas Ryder “ILO hap rrugën për promovimin e punës së denjë në zinxhirët e furnizimit globale, në kalimin në paqen dhe elasticitetin dhe çrrënjosjen e varfërisë deri në vitin 2030″
Shefi i ILO-s Guy Ryder ne vazhdim ka folur edhe për Kosovën duke thëne se “ne rajon janë shënuar progrese gati në gjitha sferat, por jo edhe në atë të punësisë, ku kjo dukuri në rajon është ndër më të mëdhatë në Evropë. Kjo papunesi e madhe eshte reflektuar dukshem sidomos tek rinia, duke demoralizuar ata, cka ka provokuar largimin e mijërave të rinjve nga Kosova në vendet e ndryshme perëndimore», thotë Ryder për “Presheva jonë” me seli në Zvicër.
Se sa eshte e gatshme ILO te pranoj Kosovën si anëtarësimit e re ne këtë organizatë ndekrombëtare, në vazhdim, Ryder eshte pergjigjur se “Para se te bëhet fjale apo të lobohet per Kosovën si anetare ne ILO , autoritetet kosovare se pari duhet te përqëndrohen ne hapjen e vendeve te lira te punes ne rajon, sepse siq e dini per te qene anetare ne organizaten tone jane disa kritere qe i parashtrohen vendeve te reja te cilat pretendoje te jene anëtare teILO-s. Kosova ende eshte larg kesaj, meqe aktualisht ajo ballafaqohet me një sër problemesh dhe sfidash tjera sikur papunesia e amdhe dhe korrupcioni..”
Ndryshe sipas gazetes “Tribune de Geneve “, që nga fillimi i vitit 2014, një eksod masiv, ka zbrazur vendin dukshem nga banorët e saj. Midis 200 000 njerëz – ose gati 10% e popullsisë së këtij shteti të 1.7 milion njerëz – kanë ikur në vendet e Bashkimit Evropian (BE), kryesisht në Gjermani.. (“Depuis le début de 2014, un exode massif a vidé le pays d’une partie de ses habitants. Entre 200 000 personnes – soit près de 10% de la population de cet Etat de 1,7 millions d’habitants – auraient fui vers des pays de l’Union européenne (UE), principalement en Allemagne.“)