Shkruan Dr. Fadil MALOKU

1. Hapja ‘kutisë së Pandorës’ e debatit publik për gjoja ‘korigjimin e kufijve’ aspak nuk e përjashton një konflikt më të gjerë midis forcave proruse në serbi, atyre proamerikane Maqedoni dhe Kosovë e padyshim edhe në Shqipëri, ku pastrimi etnik, ndjekjet dhe persekutimet e popullates civile (shqiptare, maqedonase dhe serbe) mund të shërbejnë sërish si pretekste serioze, për të rrezikuar institucionet e brishta demokratike dhe për të ndryshuar konfigurimin demografik e gjeografik të Ballkanit Perëndimor.

2. Evropa me telashet e BREXIT-it, krizës së migrantēve, e sidomos me zgjedhjet në horizont, ku djathëtistët kanë shans tē mëdha ta ‘varrosin’ idenë e kupolës integruese të Bashkimit Evropian. Nëse, qarqet e ndryshme kontinentale po e përgaditin ‘skenarin sirian’ për këtë pjesë të botës, atëherë as Departamenti i Shtetit, e as Kongresi amerikan, e as estabilishmenti i angazhuar në nivele (sidomos) ambasadorësh, nuk do të duhej që me me prononcimet e tyre (për shembull Delawie) ambiguitive, t’i lënë hapësirë keqkuptimi e as keqinterpretimi, askujt.

 

3. Arsyet janë të shumta sidomos në arealin shqipfolës, ngase kështu u jepet sinjal e hapësirë mediatike mercenarëve të të gjitha ngjyrave (radikale, ekstremiste, e ekstranacionaliste proserbe e proruse) për një ofensivë të re eventuale, anti-amerikane, e anti-perëndimore. E Kjo asesi, nuk guxon të ndodhë! II. 1. Departamenti amerikan i Shtetit është shumē i paqartë, në rastin e testimit të ‘balonit për korrigjimin e kufijve’ midis Serbisē dhe Kosovës! Ky ambiguitet i shprehur amerikan, në fakt e dobëson shumë rolin dhe ushtrimin e ndikimit tē Brukselit, në ndërmjetësim! Sepse, logjika mbizotëruese në publikun e gjerë na flet: nëse amerikanët, nuk munden ta zgjedhin cilën do çështje, atëherë evropianët nuk do munden edhe më hiç!

 

4. Është hera e parë që Departamenti i Shtetit, të jap një deklaratë aq të padekoduar dhe hutuese ndaj kosovarëve, që njihen edhe si populli më proamerikan në botë!? Dhe kjo është shqetësuese, e dosido edhe e dëmshme, si për sigurinë dhe interesat amerikane në Ballkan, Evropën Juglindore dhe për gjithë kombin shqiptarë, vegjeton në gjithë këtë hemisferë; sociale, ekonomike, politike, e sidomos ushtarake.

 

5.Por, ky ambiguitet i Departamentit të Shtetit, për mendimin tim dhe shumë ekspertëve tjerë kontinental e botëror, është edhe në kundërshti jo vetëm me parimet e sidomos interesat e saja (që në pesë dekadat e fundit është e palëkundur… pa marr parasysh se a janë demokratët apo republikanët në pushtet) të jashtme civilizuese, por edhe kundër vlerave promovuese demokratike që ajo i simbolizon në mbarë rruzullin tokësor. III. 1.Shpresëdhënëse, në gjithë këtë shqetësim dhe çudi publike e jopublike, për popujt e Ballkanit mbetet vetëm adresa e Kongresit Amerikan. Ata akoma, nuk kanë dhënë asnjë sinjal qoftë nē mënyrë direkte, qoftë me eufemizëm (siç bëri herë pas here Departamenti i Shtetit) për këtë çështje, sa të ndieshme aq edhe problematike.

6. Tani, tregimi për ‘gogolin’ e korigjimit, midis tjerash ka disa dimensione; njëri që ka ‘mandat’ afatëshkurtër dhe ka për imperativ -frikësimin e Uashingtonit dhe Brukselit, për destabilizimin e gjithë rajonit, nëse nuk bëhen disa korrigjime të ‘imëta kozmetike’ (shih ti të imëta, u duken hapësirat prej 25 deri 30 për qind të teritorrit) me Kosovën, në mënyrë që Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia të mbetën të paprekura… Një kalkulim, absolut i gabuar dhe i dëmshëm për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Dimensioni i dytë, që (ndërlidhet me faza afatgjata) ka të bëjë po ashtu me një kalkulim sa të marrë, aq edhe morbid. Si mund të hapet ideja e ‘korrigjimit të kufijve’, e në ndërkohë t’u thuash serbëve të Republika Srpska dhe shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi, e atyre të Kosovës Lindore, se ky ‘parim’ nuk vlenë edhe për juve!

 

7. Asnjë ‘pretekst’ i ndërtuar mbi këto kontura! nuk do pi ujë. Eh, nëse, preteksti i ‘korigjimit’ që flamurin e kanë marr Thaçi-Rama dhe Vuçiq, e që mentorët po fshihen akoma…, ka marr instruksione të sakta për një luftë të re Ballkanike (midis tjerash të ridëshmohet edhe një herë paaftësia e Brukselit për të menaxhuar; ekstremizmat e gjitha ngjyrave), atëherë duhet ‘kënduar një këngë’ tjetër shkatërrimtare…! Kjo periudhë, mjaft ma përkujton kohën e krizës që pasoj me tërhjekjen e Perandorisë Otomane…

SHPËRNDAJE