(AIK-Presheva Jone)

Xhavit Bajrami (“Xhentëlmeni”) shënoi fitore në përballje me polakun, David Trulka, në meçin e zhvilluar në Schliren të Zurich-ut të Zvicrës. Mbrëmja ishte organizuar mirë nga vëllezërit Bajrami si dhe dashamirët e këtij sporti krijuan atmosferë të shkëlqyeshme. Xhavit Bajrami ishte shumë më i fortë e më i mirë, duke e goditur disa herë këmbën e majtë të polakut. Trulka mundohej më ndërhy disa herë me grushte, por pa sukses, sepse Xhaviti ishte një luan i pandalshëm. Qysh në rundin e parë pothuajse e kreu punën kick-boksieri ynë, por mbahej polaku deri në fund të rundit të dytë, kur gjyqtari e ndërpreu meçin. Xhaviti shënoi fitore të madhe dhe të lehtë ndaj polakut. Xhaviti tash është kampion aktual bote në dy versionet më të mëdha, ISKA dhe WKN.

SHPËRNDAJE