geccccBajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Mustafa, njëherësh edhe zëvendësministër i Pushtetit Lokal, vlerëson se është e drejtë e secilit partner të koalicionit të dalë nga qeveria. M eekte prtlaet kosovare kane shkruar se Bajram Gecaj ka befauar, ai eshte tregohet i ‘butë’ me Listën Serbe. Jum kujtohet emisoni “pa pengesa”..heee djali Llazës ?!, ka sjhkruar agjencia e lajemeve “Persheva Jonë”

Ai në një prononcim për ‘Indeksonline’, nuk ka treguar, se sa kohë do të presë ekzekutivi kthimin e Listës Serbe në Qeveri.

“Çdo partner i koalicionit ka të drejtë të kushtëzojë dhe të dalë nga qeveria. Për këtë edhe jemi partner të koalicionit. Ne kemi marrëveshje më të gjithë partnerët e koalicionit dhe secili ka të drejt ta lëshojë qeverinë”, ka thënë Gecaj.

Ai ka treguar se qeveria i ka kërkuar Listës Serbe qe të takohen dhe të bisedojnë, por kërkesa e qeverisë ende nuk është pranuar.

“Ne kemi kërkuar nga Lista Serbe që të takohemi, megjithatë jemi në pritje të përgjigjes se tyre kur janë të gatshëm ata të takohemi dhe të bisedojmë për këtë çështje. Tani për tani nuk kemi marrë kurrfarë sinjali”, ka shtuar Gecaj

I pyetur nëse kryeministri Mustafa do t’i tolerojë këto veprime të Listës Serbe, Gecaj nuk është përgjigjur me saktësi duke thënë se është e drejtë e kësaj listë të lë qeverinë.

Bajram Gecaj njihet për gjuhën e ashpër ndaj partive opozitare. Gjatë kohës kur partitë opozitare bllokonin punën e Kuvendit, ai kishte sulmuar ashpër ato, e veçanërisht Lëvizjen Vetëvendosje të cilën e ka vlerësuar si të keqën më të madhe të vendit.

Ndryshe, miratimi i Ligjit për Trepçën nga ana e Kuvendit të Kosovës, është bërë ‘sebep’ qe kjo listë të ngrijë aktivitetin në kuadër të institucioneve të vendit.

Në kundërshtim të këtij Ligji ata kanë dërguar anekse në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa, njohësit e çështjeve të sigurisë kanë paralajmëruar se çështja e ‘Trepçës’, mund të çojë në tensionim të situatës

SHPËRNDAJE