Gjenevë, 11 maj -“Ish-manjati i naftës në Shqipëri Rezart Taçi është arrestuar në Zvicër…” ishte ky nje lajm qe doli ne fillimit te kesaj javes ne disa portale te Tiranës. Por ne Zvicer, nga “vendi i ngjarjes” ne Gjenevë aty “ku eshte arrestuar” Taci nuk flet askush, as policia e as mediat vendore, qe normalisht policia apo mediat e këtushme raportojnë per cdo afere të vogel apo arrestim te ndonje shqiptari apo ndokujt tjetër, qofte edhe për 10 gr.drogë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.
Sikur burimet nga selia e Interpol-it ne Lion as policia zvicerane aq me pak mediat zvicerane nuk flasin për nje “arrestim” te ndonje shqipari me emrin Rezart Taçi siq shkruajten e dualën me tituj bombastik disa portale ne Tiranë. Ne fakt nuk eshte hera e pare qe disa media të Tirane flasin e shkruajne për hertime e arrestime kunder ketij bznismeni.
Rasti i “arrestimit” te biznismenit shqiptar Rezart Taçi autoritet e Gjenevës nuk e pohojne e as nuk e mohojnë. Vincent Derouand, shef per komunikim ne Ministrine Publike te Kantonit të Gjenevës i ka deklaruar sot agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicër se “Ministria publike e Gjenevës nuk dëshiron të komentojë këtë informacion…” (“…le Ministère public genevois ne souhaite pas commenter cette information…“)
Ne fakt edhe agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” kishte degjuar fjale për “arrestimin” e Tacit, por per hire te kerrektesise dhe burimeve te pasigurta nuk eshte marrur me këte teme, siq veprojne edhe gjitha mediat profesionale ne perendim, duke pritur kofirmimin zrytar nga burimet e policisë dhe Ministrisë Publike të Gjenevës.