Bujanoc, 23 dhjetor – Asambleja komunale e Bujanocit ka miratuar të enjten, me shumicë votash buxhetin për vitin 2017, me shumën prej 940.716.000 dinarë, ku prioritet do të ketë bujqësia e kësaj komune. Sipas krerëve institucionalë të Komunës së Bujanocit si prioritet për investim në vitin 2017 kanë paraparë të kenë bujqësinë e kësaj komune, ngase sipas tyre ky prioritet investues do të ndikoj në përmirësimin e gjendjes së tyre, si dhe do të u ndihmojë në përmirësimin e kushteve për punën e tyre. Në mbledhjen e Asambleja komunale e gjithashtu është diskutuar edhe për problemet tjera me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune dhe se sipas kryetarit të asamblesë komunale të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka kërkuar nga të gjitha palët pjesëmarrëse të asamblesë komunale që të mbështesin programin e buxhetit për vitin 2017, ngase sipas tij, është një program që parasheh krijimin e kushteve të vetëpunsimit. Sipas prefektit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, vendimi i ri parasheh 23 milion dinarë mjete për ndihmë bujqësisë dhe 10 milion të tjera janë të parapara për të ndihmuar biznesin lokal, ndërsa katër (4) milion dinarë parashihen për projektet në bashkëpunim me donatorët ndërkombëtarë. Ndërsa, duke iu përgjigjur kërkesave të këshilltarëve të kuvendit komunalë ku disa nga kërkesat e këshilltarëve janë miratuar dhe disa tjera mbesin për vitin 2018, prefekti i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, potencoi se pasi që buxheti i vitit 2017 nuk ka kapacitete për përmbushjen e të gjitha kërkesave, kërkesa e këshilltarit nga rradha e LPD-së nga Malësia e Bujanocit, Shpend Xhelilit, prefekti u zotua se në bashkpunim me NP Komunalijen do të shohin për hapjen e një pusi për përmisimin e gjendjes me ujë të pishëm në fshatin Breznicë. Prefekti i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjithashtu është duke e përsëritur si projekt prioritar dhe madhor i këtij viti do të jetë rruga Muhoc-Zarbicë, ku u zotuar për realizimin e premtimit dhënë për banorët e Malsisë së Bujanocit. Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE