E pushtuam edhe ballinën e gazetës kryesore botërore, The New York Times Edhe gazeta prestigjioze botërore “The New York Times” ka raportuar për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë në Berlin, që po dyshohen se kanë planifikuar të kryejnë sulm terrorist në qendrën më të madhe tregtare në Gjermani

Në ballinën e “New York Times” figuron titulli për dy shqiptarët e arrestuar në Gjermani për terrorizëm, shkruan Express.

Te dy, dyshohet se kanë planifikuar sulm terrorist në qendrën e Oberhausen “CentrO”.

Vëllezërit, 28 dhe 31, kanë lindur në Kosovë. Ata u arrestuan në Duisburg.

Emrat e vëllezërve nuk janë publikuar, dhe policia nuk dha detaje të tjera mbi atë që kishte çuar në arrestimin.

Të gjitha mediat më të mëdha botërore si; BBC, CNN, The Telegraph, The Guardian e shumë të tjera, kanë raportuar për arrestimin e dy shqiptarëve në Gjermani.

Ndërsa, mediat gjermane njoftojmë se të enjten rreth orës 18:00, komanda në Essen kishte lajmëruar policinë në teren mbi rrezikun e sulmit.

“Gazeta “Bild” shkruan se shërbimi sekret gjerman kishte rënë në gjurmë të vëllezërve që supozohet se janë fanatikë islamikë.

SHPËRNDAJE