“Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Nol Nushi t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji” ishte ke nje lajm para dy vitesh ne mediat kosvare (18 dhjetor 2015

Kurse sot me 28 janar 2017 policia serish ne aksion me urdhër nga godina disakateshe e ftoft nga qelqi.  Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka njoftuar nëpërmjet Facebook-ut se para pak minutash Policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin e VV-së, Nol Nushi për aktivitete publike në protestat që ka mbajtur Lëvizja.

Molliqaj, arrestimin e Nushit e ka konsideruar përndjekje politike.

“Merreni me mend, në kohën kur sovraniteti i Kosovës po cënohet në të gjitha anët nga strukturat kriminale të Serbisë, Qeveria e Kosovës është e preokupuar me hakmarrjen ndaj kundërshtarëve të saj politik”, ka shkruar Molliqaj.

Komenti i tij i plotë:

Para pak minutash, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes, Nol Nushi, për aktivitetet tona publike protestuese në të kaluarën.

Ky arrestim politik tregon që përndjekja politike e këtij regjimi nuk po ndalet. Merreni me mend, në kohën kur sovraniteti i Kosovës po cënohet në të gjitha anët nga strukturat kriminale të Serbisë, Qeveria e Kosovës është e preokupuar me hakmarrjen ndaj kundërshtarëve të saj politik.

Ky regjim që arreston të rinj e të reja, anipse përditë po vërtetohet pafajësia e tyre në të gjitha rastet, do të bie shumë shpejt. Kosova do të ndryshojë dhe drejtësia do të jetë e pakompromis.

Liri për Nol Nushin!

SHPËRNDAJE