Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të arratisjes së të paraburgosurit I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor.
Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.
Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, kishte njoftuar më pare se sot rreth orës 10:45, nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i paraburgosuri I. SH.
I njëjti ishte pranuar në paraburgim më 03.09.2021 dhe akuzohet për veprën penale lëndim i lehtë trupor.