Antwerpi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Belgjikës.

Skuadra e drejtuar nga Mark van Bommel shënoi fitore bindëse sonte ndaj Standard Lieges në 1/8 e finales të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Bosuilstadion” përfundoi me rezultatin 4:0.

Arbnor Muja la gjurmë në këtë ndeshje. Ai fillimisht asistoi te goli i dytë i Michael Frey (55’), teksa pas katër minutave realizoi gol, që për të ishte i pari me fanellën e skuadrës belge.

Sulmuesi kosovar në këtë ndeshje hyri si zëvendësues në minutën e dhjetë.

Jelle Bataille (15’) dhe Calvin Stangs (79’) ishin autorët e dy golave tjerë.

SHPËRNDAJE