Automekanikët janë duke kaluar nga motorët me naftë tek ata elektrikë dhe shumë më të pastër.

Me ngritjen e numrit të automjeteve elektrike nëpër rrugë, është bërë edhe më e qartë se automekanikët duhet të adaptohen. Asociacioni i Tregtisë së Automjeteve në Tasmani ka nisur kursin që u mëson automekanikëve për teknologjinë e automjeteve elektrike.

Asociacioni thotë se rreziku nga energjia elektrike është shumë i lartë. “Kemi të bëjmë me sisteme që janë deri në 800 volt. Pra, lëndimet serioze dhe në disa raste goditjet elektrike janë shumë të mundshme”.

Dhe aftësia për të çaktivizuar një bateri është një gjë e mirë për t’u mësuar për të gjitha llojet e profesionistëve, jo vetëm mekanikët. Drejtuesit e kamionëve tërheqës përfitojnë nga mësimi i kësaj aftësie të re.

Sfida tjetër e krijuar nga rritja e kërkesës për automjete elektrike është fakti se ato kanë nevojë për më pak punë sesa ato me benzinë. Për tregtarët e makinave, kjo do të thotë gjithashtu shkurtim në burimin e konsiderueshëm të të ardhurave që është shërbimi.

Për disa shitës, mënyra e vetme janë përshtatja dhe zhvillimi. Por për të tjerët, përshtatja me automjetet elektrike nuk janë një opsion. Personat më në moshë përtojnë të mësojnë gjëra të reja dhe vazhdojnë t’i përdorin automjetet me karburante.

Me rritjen e kërkesës për automjete elektrike që nuk pritet të ulet së shpejti, profesionistët e automobilave përfundimisht do të duhet të përshtaten ose të rrezikojnë të mbeten pa punë.

SHPËRNDAJE