Emiliano Martinez duket se po kënaqet duke u tallur me Kylian Mbappe.

Pasi u tall me fituesin e “Këpucës së Artë” të Kupës së Botës gjatë festës në dhomën e zhveshjes të së dielës, portieri i Aston Villas ka vazhduar me talljet e tij edhe në paradën e Kombëtares së Argjentinës para tifozëve të tyre, transmeton Gazeta Express.

Gjatë festës, ai u pa me një kukull e cila kishte një prerje të fytyrës së Mbappes.

“Armiqësia” nga Martinez buron pas komenteve që Mbappe bëri para Kupës së Botës.

“Kur të arrijmë në Botëror jemi gati, ndërsa Brazili dhe Argjentina nuk e kanë këtë nivel në Amerikën e Jugut. Futbolli nuk është aq i avancuar sa në Evropë. Kjo është arsyeja pse në Kupat e Botës së fundit, janë gjithmonë evropianët ata që fitojnë”, ishte shprehur sulmuesi i Paris Saint-Germainit.

Martinez ishte i pakënaqur me komentet e francezit dhe iu kundërpërgjigj duke deklaruar: “Ai nuk di mjaftueshëm për futbollin. Ai kurrë nuk ka luajtur në Amerikën e Jugut. Kur nuk e keni këtë përvojë, mund të jetë më mirë të mos flisni për të. Por nuk ka rëndësi. Ne jemi një skuadër e shkëlqyer dhe jemi të njohur si të tillë”.

SHPËRNDAJE