Dy figura të rëndësishme dhe me peshë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala dhe Arben Gashi, ka mundësi që t’i bashkohen Vjosa Osmanit në partinë e re që ajo pritet ta themelojë së shpejti.

Kështu kanë bërë të ditur burime brenda LDK-së, të cilat kanë pohuar se pas largimit të Vjosa Osmanit nga kjo parti mund të ketë zhvillime interesante.

Gjatë ditës është raportuar se Vjosa Osmanit do t’i bashkohen edhe Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, por të gjithë këta e kanë mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka pranuar në një mënyrë se lidhja e saj me LDK ka marrë fund dhe ka paralajmëruar se në të ardhmen do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit – me të cilën ajo ka afri dhe ka punuar shumë për koalicionin me të.

SHPËRNDAJE