PRESHEVA, pas zgjedhjeve.. Sipas rezultateve del se me 24 dhjetor, dikush fitoi tirqit e dikush hunin..eh kështu e ka demokracia…

Në Komunën e Preshevës të drejtë vote kanë rreth 38 mijë qytetarë, të ndara në 38 njësi zgjedhore. Në këto zgjedhje garojnë 8 subjekte politike: APN, PDSH, UDSH, LR PDSH, PVD, BDL, PD dhe lista sërbe, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Serbët e Preshevës fituan 313 vota, më shume se disa parti shqiptare ne Lugine?!

Ekipi i agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” që nga mëngjesi ka raportuar nga tereni, pothuajse nga të gjitha njësitë zgjedhore në transmetim të drejtpërdrejtë.

Ekipi i agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” që nga mëngjesi ka raportuar nga tereni, pothuajse nga të gjitha njësitë zgjedhore në transmetim të drejtpërdrejtë.

Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi edhe pse ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale në Preshevë, zyrtaret nga KQZ ne Presheve ende nuk flasin për ndonje fitore te asnje partie. Sipas tyre fitues te zgjedhjeve neser dihen kur edhe do te shpallet rezultta zyrtare.

“APN në këto zgjedhje cementon, betonon që është partia më e re ne Preshevë. Po hapet një kapitull i ri, të cilin po mendojmë se qytetari jonë e ka pranuar. Ne sot duhet të mendojmë edhe për humbësit. I ftojmë për paqe dhe jemi zemërgjërë. I falim ata pa asnjë mëdyshje. Të gjithë. Pa asnjë dallim. Qellimi jonë është Presheva dhe nuk ka asnjë gjë tjetër me rëndësi. Të ecim para”, është shprehur Arifi.

Sipas KQZ-së APN e Shqiperim Arifit hë për hë prinë. Deri më tani janë numëruar kryesisht fshatrat dhe sipas këtyre raporteve, Shqipërim Arifi me Alternativën për Ndryshim ka marre rret 5,174 vota. PDSH ka marrur mbi 4,055 vota, PVD as 1358 mijë vota

Ndërsa i treti është Partia për Veprim Demokratik (PVD) se Riza Halimit alias Ardita Sinanit te cilet fituan vetem 1,358 vota.

Këto janë rezultatet jozyrtare të publikuara nga mediat në gjuhën shqipe në bazë të përpunuara 12,598 vota, ose dy të tretat e votuesve. Grupi i lëvizjes qytetarëve për të reformuar Partinë Demokratike të Shqiptarëve lideri i së cilës Sami Salihu, me 1110 vota.

Në vendin e pestë, pas votave të fituara nga koalicioni i gjashtë partive serbe Aleksandar Vucic – unike në Serbi “, e cila ka marrë 313 vota. Kurse lideri i UDSH-së Naser Aziri ka marrur 262 vota, Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) me liderin e saj dr. Skender Destani me mbi 176 vota dhe Partia Demokratike (PD) me liderin e saj Xhelal Memeti, i cili ka marrë vetem 150 vota.

Presheva ka mbi 19 mijë qytetarë me të drejtë vote, ndërsa këta janë të ndarë në 38 njësi. Votat e panumëruara janë kryesisht në qytetin e Preshevës dhe fshatin Rahovicë. Raportohet se në qytetin e Preshevës komisionerët e PVD dhe PDSH. Votimet në Preshevë filluan sot në orën 7 të mëngjesit dhe që në paraditen e hershme pati probleme, pasi njësia numër 5 ku jeton dhe voton Ardita Sinani, pas problemeve me komisionerët, u braktisë votimi dhe zgjedhjet pritet të mbahën pas tri javësh.

SHPËRNDAJE