Preshevë, 24 dhjetor  -Në Komunën e Preshevës të drejtë vote kanë rreth 38 mijë qytetarë, të ndara në 38 njësi zgjedhore. Në këto zgjedhje garojnë 8 subjekte politike: APN, PDSH, UDSH, LR PDSH, PVD, BDL, PD dhe lista sërbe, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

APN e Shqiperim Arifit hë për hë prine. Per fitore te zgjedhjeve presim nesër shpalljen e rezultateve zyrtare nga KQZ

Ekipi i agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” që nga mëngjesi ka raportuar nga tereni, pothuajse nga të gjitha njësitë zgjedhore në transmetim të drejtpërdrejtë.

Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi edhe pse ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale në Preshevë, zyrtaret nga KQZ ne Presheve ende nuk flasin për ndonje fitore te asnje partie. Sipas tyre fitues te zgjedhjeve neser dihen kur edhe do te shpallet rezultta zyrtare.

“APN në këto zgjedhje cementon, betonon që është partia më e re ne Preshevë. Po hapet një kapitull i ri, të cilin po mendojmë se qytetari jonë e ka pranuar. Ne sot duhet të mendojmë edhe për humbësit. I ftojmë për paqe dhe jemi zemërgjërë. I falim ata pa asnjë mëdyshje. Të gjithë. Pa asnjë dallim. Qellimi jonë është Presheva dhe nuk ka asnjë gjë tjetër me rëndësi. Të ecim para”, është shprehur Arifi.

Sipas KQZ-së APN e Shqiperim Arifit hë për hë prinë. Deri më tani janë numëruar kryesisht fshatrat dhe sipas këtyre raporteve, Shqipërim Arifi me Alternativën për Ndryshim ka marre rret 5,504 vota. PDSH ka marrur mbi  4.550 vota, PVD  1,870 vota.

Në vendin e pestë, pas votave të fituara nga koalicioni i gjashtë partive, gjendet lista serbe “Aleksandar Vucic – unike në Serbi “, e cila ka marrë 894 vota vota.

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Preshevë sot duhet të vendosë për përsëritjen e mundshme të zgjedhjeve lokale në disa qendra votimi, dhe sipas rezultateve paraprake shumica e votave u fituan nga Alternativa për Ndryshim me 37 për qind, tha Presidenti i Komisionit Komunal Zgjedhor, Zeqiri Miftari.

Nga tetë listat zgjedhore që morën pjesë në votimet  në Preshevë, katër nuk kaluan pragun, ndër të cilat është edhe lista serbe e presidentit Aleksandar Vuçiq – Për Serbinë unike, me 4.9% të votave të fituara.

Bazuar në rezultatet preliminare Shqipërim Arifi i Alternativës për Ndryshim ka dalë fitues i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Preshevës që u mbajtën edhe në katër komuna tjera në Serbi.

Në këtë garë ai raportohet se mundi Partinë Demokratike Shqiptare që udhëhiqet nga Ragmi Mustafa dhe atë Për Veprim Demokratik të Ardita Sinanit.

Presheva ka mbi 19 mijë qytetarë me të drejtë vote, ndërsa këta janë të ndarë në 38 njësi. Votat e panumëruara janë kryesisht në qytetin e Preshevës dhe fshatin Rahovicë. Raportohet se në qytetin e Preshevës komisionerët e PVD dhe PDSH. Votimet në Preshevë filluan sot në orën 7 të mëngjesit dhe që në paraditen e hershme pati probleme, pasi njësia numër 5 ku jeton dhe voton Ardita Sinani, pas problemeve me komisionerët, u braktisë votimi dhe zgjedhjet pritet të mbahën pas tri javësh.

SHPËRNDAJE