Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves,si gjthmonë ka ngacmuar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho duke thënë se ai ankohet shumë.

Mourinho së fundi u ankua për shkak të orarit të papërshtatshëm të ndeshjeve.

“Çfarëdo që ndodh, barazim ose humbje, ne nuk ankohemi për kalendarin. Arsyetimet nuk funksionojnë këtu, vetëm puna”.

“Mourinho është shumë inteligjent pasi ai përpiqet ta shmangë vëmendjen nga ekipi i tij dhe ta hedhë atë te vetja, por komentet e tij nuk na destabilizojnë neve”, ka thënë Alves

SHPËRNDAJE