Diplomatja shqiptare znj.Harxhi duke  replikuiar me ministrin serbe tha se “qeveria shqiptare dhe insitucionet tona janë të gatshme të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët  për  t’i kontrbuar hetimeve për gjtha llojet e krimeve, megjthse, para këtyre kërkesava të palës serbe dhe Dick Marty, TPI bashkë me EULEX dhe organizatat tjerandërkombëtare në rajon kanë zhilluar hetuesi, të cilat pas një decenie të plotë aktivitetesh dhe hetuesish deri tash nuk kanë pasur fakte për të dëshmuar atë se cfarë është thënë në raportin e  Dick Marty apo akuzave serbe”.

Nefail MALIQI

Gjenevë/OKB, 1 mars  (AIK-Presheva Jonë)

Raporti i deputetit zviceran Dik Marti ka sunduar debatet mes Ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremic dhe zëvendës ministres së Jashtme shqiptare, Edit Harxhi në sesionin e Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut.  Zv.ministrja e Jashtme shqiptare, Edit Harxhi tha se pala shqiptare e votoi vetë rezolutën e Parlamentit Europian dhe është e hapur për hetime për t’i dhënë fund kësaj shpifjeje.


Edith Harxhi : Jermiq në Gjenevë nuk foli për të drejtat e njeriut, por u muar me propagandë !

“Pas 20 vitesh të rinies së rejgimit komunsit, vendi është në rrugë të mbarë të një vendi demokratik, natyrish me rrespektimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë. Cka edhe Kushtetuta  e vendit tonë nisë me këtë fjali për liri dhe rrespekt mbi të drejtat fundamentale të njeriut në shoqërinë tonë dhe shprehja e lirë e mediave. Po ashtu përparësi i ka kushtuar edhe rrespektit të femrave, përfshirjes së tyre sa më shumë në administratë dhe vendet kyqe në qeverinë shqiptare.” ka nënvizura znj.Harxhi

Në vazhdim të fjalimit të vet zv.shefja e diplomacisë shqiptare znj.Harxhi duke ju përgjigjur fjalimit të ministrit serb rreth Kosovës dhe shqiptarëve, ajo tha se  “para se të akuzohet dikush pa fakte apo nëse dikush në këtë sallë kërkon pajtim rajonal, fillimisht ata duhet të pranuar fajin e  pastaj të kërkoj falje pubilke për krime, gjenocid e spastrime etnike që ishi  bërë në Kosovë nga serbët, siq kishte këkuar falje presidenti serb Tadic në Srebrencia.. ”

Duke folur për rezolutën e Asamblesë Parlamentare në Strasburg bazuar nga raporti i Dick Marty i cili i akuzon Kosovën për “trafik organesh ” zonja Harxhi edhe ketu u shpreh e qartë si ndaj ministrit serbë po ashtu edhe para të pranishmëve që po ndiqnin punimet e sesionit të OKB-së konfiruar se  “Shqipëria sot është një vend demokratik dhe transparent i hapur dhe i gatshëm të bashkëpunojë me gjitha vendet fqinje në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon , sikur që është e gatshme të bashkëpuoj  edhe me ndërkombëtarët për integrime dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe kimeve në luftën e fundit në ballkan. Madje ne jemi ata qe kemi qenë pro rezolutës së PE në Strasbrug , duke i hapur udhën dhe mundësive për hetuesi ndërkombëtarëve ndaj raportit të Dick Martyt dhe akuzave serbe, se në Kosovë UCK apo liderët e saj qenkan marrur me  “trafik organesh ” duke implikuar këtu edhe vendin tonë. .. ”

Harxhi: Ne kemi votuar pro rezolutës së KE në Strasburg për të dëshmuar se Shqipëria është shtet trsanparent dhe i gatshëm për bashkëpunim dhe hetime

Prandaj, sipas diplomates shqiptare znj.Harxhi  “qeveria shqiptare dhe insitucionet tona janë të gatshme të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët  për  t’i kontrbuar hetimeve për gjtha llojet e krimeve, megjthse, para këtyre kërkesava të palës serbe dhe Dick Marty, TPI bashkë me EULEX dhe organizatat tjerandërkombëtare në rajon kanë zhilluar hetuesi, të cilat pas një decenie të plotë aktivitetesh dhe hetuesish deri tash nuk kanë pasur fakte për të dëshmuar atë se cfarë është thënë në raportin e  Dick Marty apo akuzave serbe”.

Në fund do shtuar se gjatë qëndrimit në Gjenevë zv.Minsitreshae Punëve të jashtme znj.Edith Harxhi po zhvillon një aktivitte të dednur diploamtike me zyrtarë të lartë të OKB-së dhe vednet anëtare të ke¨saj organizate ndërkombëtare  e cila po i jep rpioritet lobimi pë rnjohje të reja të Kosovës nga vendet të cilat ende hezitojnë apo nuk e kanë bërë deri në keto momente.

SHPËRNDAJE