Prishtine, 26 dhjetor (AIK-Presheva Jone)

 

“Vetëvendosje nuk është shërbim, nuk ka shërbime të fshehta brenda vetes, nuk është takuar dhe nuk takohet me shërbime të fshehta”, thuhet në një kominukatë për media të Vetëvendosjes. Më tej Vetëvendosje thotë se është me popullin dhe pranë popullit.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, se Vetëvendosje ka lidhje me shërbimin sekret serb.

“Vetëvendosje nuk është shërbim, nuk ka shërbime të fshehta brenda vetes, nuk është takuar dhe nuk takohet me shërbime të fshehta”, thuhet në një kominukatë për media të Vetëvendosjes. Më tej Vetëvendosje thotë se është me popullin dhe pranë popullit.

“Nuk merremi me shpifjet e sharlatanëve që vjedhin vota për PDK-në siç është rasti i Muharrem Xhemajlit. Gjithçka që vjen prej ish pushtetarëve dhe veglave të tyre është në funksion të negociatave të ardhshme me Serbinë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

SHPËRNDAJE