Preshevë, 26 dhjetor -Alban Shabani eshte emëruar kryeshef i ri i stacionit policor në Preshevë, ndoshta normale per nje qytet te banuar kryesisht me shqiptarë. Përkunder faktit se Presheva gjendet ne nje trekëndesh mes Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë ne krahasim me disa qytete ne Serbi, problemet dhe krimi i organizuar eshte i ulet falë angazhimit te policise se ketij qyteti, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Z. Shabani  nder qytetaret ë Luginës njihet si nje kuader profesional me nje përvojë prej mese dy deceniesh që ka vepruar në Stacionin policorë ne Preshevë. Dy vitet e fundit Alban Shabani ishte edhe shef i operativës, qe funksionon  ne kuadër të këtijë institucioni që ka të bëjë me ruajtjne rendit dhe sigurinë e qytetareve. Deri tani ne krye t eektij posti  gjendej Bekim Haliti po ashtu kuader profesional dhe me autoritet tek banoret. Para tij ishte Avdi Bajrami nga Tërrnava, tashme i ndjerë.

SHPËRNDAJE