imia-2Mediat greke kanë dhënë alarmin se Turqia ka rrethuar tre ishuj grekë, atë të Mitilinit, Rodhosit dhe Lemnosit.

Sipas tyre, avionët luftarak të Turqisë janë parë të fluturojnë në numër të madh dhe për një kohë më të gjatë, në hapësirën ajrore të tre ishujve grekë. Autoritetet greke pretendojnë se janë shkelur dhe ujërat detare, ku dhe është vënë re prania e flotës turke.

Vetëm një ditë më parë, ministri i Mbrojtjes së Greqisë deklaroi se ushtria e vendit të tij është e fortë dhe nuk i trembet shtetit turk, por mediat greke nuk mendojnë të njëjtën gjë.

Ndërkohë bëhet me dije se forcat ushtarake greke janë në gaditshmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën.

 

SHPËRNDAJE