15231592_1305511269482579_213874691_o-png

Përdoruesit e smartfonëve Android janë më të sinqertë sesa përdoruesit e iPhone. Së paku kështu thonë psikologët në një studim të botuar këtë javë dhe është i pari për të gjetur lidhjen midis personalitetit dhe tipit të smartfonit.

Katër nga pesë të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, tani kanë një smartfon dhe e kanë ndarë tregun 50/50 në mes dy sistemeve operative rivale.

Lidhja mes smartfonëve dhe personalitetit është shënuar në mënyrë që psikologët thonë se smartfonët janë bërë një lloj shtrirje në vete.

ZGJIDHNI NJË NGA KËTO PAMJE DHE MËSONI ÇFARË THOTË PËR PERSONALITETIN TUAJ

Jo vetëm që i kemi personalizuar preferencat tona, por edhe lloji i smartfonëve zbulon të dhënat në lidhje me personalitetin tonë, transmeton lajmi.net

Hulumtuesit iu dhanë rreth 500 përdoruesve disa pyetësorë në lidhje me vetën dhe qëndrimet e tyre ndaj telefonit të tyre celular.

Në një krahasim për të dy përdoruesit – ata të pajisjeve Android dhe iPhone, del se përdoruesit e iPhone-ve kanë më shumë të ngjarë të jenë:

Më të rinj
Ka dy herë më shumë gjasa të jenë femra
E shohin telefonin e tyre si objekt të caktuar që tregon statusin e tyre.
Janë tipa më të hapur
Më pak të shqetësuar në lidhje me pajisjet e tyre.

Në të kundërt, përdoruesit e Android kanë më shumë gjasa të jenë:

Mashkull
Më të vjetër
Më të këndshëm
Më pak gjasa për të thyer rregullat për përfitime personale
Më pak të interesuar në pasuri dhe status.

Dr David Ellis nga Universiteti Lancaster ka thënë: “Në këtë studim, tregojmë për herë të parë që zgjidhja e një individi në raport me sistemin operativ të smartfonit mund të sigurojë të dhëna të dobishme për parashikimin e personalitetit dhe karakteristikat e tjera individuale.”.

Në një studim të dytë, psikologët ishin në gjendje të zhvillojnë një program kompjuterik që do të mund të parashikonte se çfarë lloji të smartfonit ka në pronësi një person, duke u bazuar në personalitetin e tij.

Bashkë-autori i tij, Heather Shaw nga Universiteti i Lincolnit ka thënë: ” Është duke u bërë gjithnjë e më e qartë se smartfonët janë duke u bërë një version mini-dixhital i njerëzve dhe shumë prej nesh nuk e pëlqejmë këtë, kur njerëzit e tjerë bëjnë të pamundurën për të mohuar se çfarë tregon telefoni për personalitetin e tij.”

Hulumtimi shfaqet në: Cyberpsychology, Behaviour and Social Networking.

SHPËRNDAJE