rtkpdkAgjencia Kosovare e Privatizimit brenda dy ditëve do të nxjerrë me forcë punëtorët dhe menaxhmentin e RTK-së nga objektet ku janë duke funksionuar. Kështu së paku thuhet në një ultimatum të cilin kjo Agjenci ia ka drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Në vendimin e AKP thuhet taksativisht se: Asetet e Ndërmarrjes Shoqërore “Radio Televizioni I Prishtinës”, janë duke u shfrytëzuar aktualisht nga RTK-ja, sipas të dhënave në dispozicion të AKP-së evidentohen në pronësi të Ndërmarrjes Shoqërore të RTP-së. Kjo nënkupton se shfrytëzimi pa bazë ligjore nga ana e RTK-së i aseteve në çfarëdo forme paraqet posedim të paligjshëm apo uzurpim.

Më tej në vendim e AKP-së, kërkohet që RTK të paguaj qiranë AKP-së për kohën e shfrytëzuar deri më tash si dhe të hy në marrëdhënie kontraaktuele të qirasë me AKP. Ndryshe sipas AKP-së, brenda afatit 5 ditësh duhet të lirohet objekti i RTK-së. Ne vendimin e AKP gjithashtu thuhet se nëse RTK nuk liron hapësirat e AKP-së në mënyrë vullnetare atëherë AKP do të intervenojë së bashku me Policinë e Kosovës.

Drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala, ka deklaruar se ky është presion i radhës ndaj Transmetuesit të vetëm publik dhe vjen pikërisht në kohen kur duhet të zgjedhën anëtaret e rinj të menaxhmentit të RTK-së dhe në kohen kur ligji i RTK-së është në procedurë të ndryshimit për të gjetur zgjidhjen e financimit.

Sipas Shalës, RTK nuk ka si të jetë uzurpator, pasi që në këto objekte i ka vendosur fillimisht UNMIK-u pa e pyetur fare menaxhmentin e RTK-së. Shala thotë se ky është një mesazh i Qeverisë që ne ta mbyllim gojën e mos të kërkojmë rritje të buxhetit se munden të na qesin krejt jashtë edhe objekteve.

SHPËRNDAJE