preshhssffffPreshevë, 23 maj  -Pasi KQZ më në fund, pas tri jave nga zgjedhjet, ka shpallur rezultatet definitive te zgjedhjet lokale në Preshevë.  Te premten  e ardhshne (28 maj)  eshte planifikuar te mbahet seanca konstituive të Kuvendit Komunal të Presheves, per te certifikuar mandatin e përfaqësuesve te sa konform marreveshjes mes APN-PVD, ka njoftuar sot agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” z.Armen Aliu, nenkrytear i APN-së

Pas pritjes së përgjigjes përfundimtare nga gjykata administrative në lidhje me konfirmimin e saj që ka të bëjë me ankesën e Listës serbe, Komisioni Komunal Zgjedhor në mbledhjen e sajë të mbajtur në ora 11, shpalli rezultatet perfundimtare për zgjedhjet lokale të mbajtura në Preshevë.

 

 

Rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e 24prilit  janë:

PDSH: 14 këshilltarë

APN: 11 këshilltarë

PVD: 10 këshilltarë

BDL: 2 këshilltarë

UDSH: 1 këshilltarë

Do perkujtuar se Komunën e Preshevës për 4 vitet e ardhshme do ta drejtoj koalicioni APN – PVD me 21 këshilltarë, ndërsa sipas kësaj marrëveshje lideri i APN Shqiprim Arifi do të jetë kryetar komune ndërsa Ardita Sinani mga PVD do të jetë kryetare e Kuvendit komunal nëse s’ka fare  surprize apo “biznesi” me keshilltarë.

preshhssjj

 

SHPËRNDAJE