Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti po shkëlqen në kampionatin zviceran.

 

20-vjeçari ka shënuar gola të rëndësishëm me skuadrën e tij St Gallen.

 

Kësisoj ai është futur në garë për futbollistin e muajit shkurt nga prestigjiozja zvicerane Blick.

 

Ajeti ka shënuar tre gola në katër ndeshje gjatë muajit shkurt dhe kjo ka bërë që ai të futet në garë për futbollistin e muajit.

 

Prishtinasi në garë është me dy yjet e Baselit, Mohamed Elyounoussi e Marc Janko.

 

Ndërsa aty janë edhe Roger Assale nga Young Boys Bern dhe Chadrac Akolo nga Sion.

 

Albiani është i huazuar tek St Gallen nga skuadra gjermane Augsburg.

 

SHPËRNDAJE