Falmnderit, Merci zonja  Calmy-Rey !

Agjencia informative kombëtare “Preshevë Jone” po ashtu propozon institucioneve të Kosovës që ditëve të ardhshm të vejnë emrin e presidentes aktuale të Zvicrës Micheline Calmy-Rey të ndonjë rruge apo sheshi në Prishtinë apo Kosovë, në shenjë falemnderimi dhe mirnhoje  si mikeshë e Kosovës dhe shqiptarëve.

Preshevë, 9 shtator / AIK-Presheva Jonë

Pas nëntë vitesh kreu i Departamentit të Punëve të Jashtme, Micheline Calmy-Rey, presidnete aktuale e Zvicrës znj.Calmy-Rey sot i ka dhenë fund spekulime rreth (mos) largimit të saj nga poltika duke konfirmuar tërheqjen e saj. Ministri socialist i Gjenevës tha se nuk do të qëndrojë në zgjedhjet për Këshillin Federal më 14 dhjetor. “I kam përfshirë me të gjithë energjinë dhe angazhimin që kam pasur në disponim,” ka thënë ajo në një konferencë shtypi në Bernë.

Calmy-Rey një mikeshë e “Gandit” shqiprar Rugovës, mikeshtë e Kosovës dhe mbarë shqiptarëve

Calmy-Rey sipas burimeve nga Zvicra perëndimore do të mbetet në post deri në fund të vitit kur përfundon kjo legjislaturë dhe pastaj, më 14 dhjetor dh enuk do të paraqitet më për rizgjedhje. Micheline Calmy-Rey njihet si mikeshë e Kosovës dhe shqiptarëve. Ajo është e njohur në opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për të drejtën për vetvendosje të shqiptarëve dhe që nga viti 2005 ishte prononcuar zyrtarisht pro pavarësisë së Kosovës. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Zvicra qe ndër vendet e para që e njohu Kosovën.
 
Lajmi për dorëheqjen e saj nga qeveria, nga ana e komunitetit kosovare në Zvicër është pritur me befasi  dhe keqardhje. Në Parlament, ajo ishte si ylli në polar,  që  ndriqonte më së shumti ndër tjerët !  Largimin e saj nga skena politike mund të jetë në mungeë e madhe për demokracinë dhe të drejtat e njeriut,  e cila ishte militante dhe iniciatore e themelimit të Këshilli të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.
 
Shtetit i ri ii Kosovës ka përfituar mjaft nga këshillat e Calmy-Rey gjatë vizitat  e saja në Prishtinë dhe nëpërmjet intervistave me shtypin dhe politikanët në rajon. Micheline Calmy-Rey për herë të parë në Kosovë e festuar  Ditën Nacionale 1 gushtin në vitin 2005. Në veçanti, ajo kishte shprehur  satisfaksion nga takimi me arkitektin e shtetit të arrdhshëm të Kosovës, me presidentin e atëhershëm Ibrahim Rugova i cili ishte ndarë i kënaqur me angazhimin e Zvicrës për pavarësinë e  Kosovës.

Stafi i agjencisë “Presheva Jone” i propozon autoriteteve të Prishtinës që të vejnë emrin e znj.Micheline Calmy-Rey ndonjë rruge, univesriteti  apo sheshi në kryeqytet apo Kosovë 

Prandaj, gajencia informative  kombëtare të agjencisë “Preshevë Jone” shpallë zoëjnn Micheline Calmy-Rey si “Personalitet  i Vitit – 2011 për rolin dhe angazhimin e saj në Kosovë dhe kudo në Ballkan, gjatë dhe pas luftës.  Për angazhimin e Zvicrës në Ballkan, Berna vazhdimisht kishte shprehur mbështetje për një Kosovë të pavarur. “Asnjë projekt tjetër përveç pavarësisë së Kosovës, nëpërmjet zhvillimit të saj ekonomik dhe politik, nuk mund të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon,” ka deklarurar në Gjenevë Micheline Calmy-Rey për agjencinë shqiptare të lajmeve “Preshevë Jone. ”

“Në të vërtetë, Zvicra, respektivisht zonja Calmy-Rey, është e njohur për angazhime  humanitare, politike dhe ushtarake deke dhënë kontributin e saj të madh në rajonin e Ballkanit. Kjo është arsyeja pse emri i saj sot mbetet  sinonim me demokracinë dhe tolerancën për Kosovës me orientim evropian,  Të mos harrojmë se në vitin 2006 znj Calmy-Rey, si shefe e diplomacisë zvicerane, kishte ngruti zërin për të drejtën legjitime për vetëvendosjes  të popullit shqiptarë në Kosovë, si një popull shumicë dhe autokton. Më pas, Berna zyrtarisht votoi për pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pëmes  ambasadorit të saj Peter Maurer. Kur, më 17 shkurt 2008, Kosova më në fund shpalli pavarësinë nga Serbia, ku Qeveria Federale Zvicerane, me kërkesë të znj Calmy-Rey, e njohu atë si shtet  përkundër reagimeve të palës serbe dhe ruse.

Pas  kësaj njohje të Kosovës aangazhimi i saj kulmoi më 28 mars 2008 kur  në Prishtinë znj.Calmy-Rey inaunguroi ambasadën zvicerane nga në të cilën ceremoni ishte i privilegjuar për të marrë pjesë zyrtarisht edhe gazetari ynë OKB Nefail Maliqi. Agjencia informative kombëtare “Preshevë Jone” po ashtu propozon institucioneve të Kosovës që ditëve të ardhshm të vejnë emrin e presidentes aktuale të Zvicrës Micheline Calmy-Rey të ndonjë rruge apo sheshi në Prishtinë apo Kosovë në shenjë falemnderimi dhe mirnhoje  si mikeshë e Kosovës dhe shqiptarëve. Për fund znj.Calmy-Rey, ne nuk ju përshëndesim me fjalën e “lamtumirës”, por me një “mirupafshim” të madhe dhe ju falënderit nga zemra për çdo gjë që bëtë për Kosovën dhe shqiptarët e nderuar presidente Calmy-Rey !

SHPËRNDAJE