Ditën e Festës Kombëtare, më 28 Nëntor të vitit të shkuar, nisi së funksionuari, agjencia e parë informative kombëtare në Luginën e Preshevës me emrin “Presheva Jonë”. Agjencia në fjalë ka dalur me një bilanc të sukseseshëm e cila përvec se është cituar mbi 500 herë nga mediat shqiptare dhe mbi 100 herë edhe nga mediat zvicerane dhe të huaja tjera…
Tiranë, 10 dhjetor / AIK-Presheva Jonë
Kjo agjenci informative kombëtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medve gjë, e cila kishte nisur të funksiononte me një grusht gazetarësh, sot tubon në gjirin e saj mbi 20 gazetarë profesionistë e korrespondentë në disa qendra shqiptare në Ballkan dhe Perëndim, ku më dendur gravitojnë shqiptarët. Agjencia informative “Presheva Jonë” nga 28 Nëntori i vitit të kaluar, kur është themeluar e deri më sot, ka pasur 1200 lajme autentike (3-4 për çdo ditë) nga gazetarët lokalë dhe korrespondentët. Agjencia në fjalë ka dalur me një bilanc të sukseseshëm e cila përvec se është cituar mbi 500 herë nga mediat shqiptare, ajo është cituar mbi 100 herë edhe nga mediat zvicerane dhe të huaja tjera…
Nga politika, diplomacia, kultura dhe sporti mund të veçojmë intervistat dhe takimet me Hillary Clinton, Ban Ki-Moon, Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, Bamir Topi, Salih Berisha, Edmond Haxhinasto, Richard Hollbruk, José Manuel Barroso, Jozefina Topallin, Micheline Calmy-Rey, Hashim Thacin, Ali Ahmeti, akademik Idriz Ajeti, Enver Hoxhaj, Edita Tahiri, Ina Rama, Carla del Ponte, Micheline Calmy-Rey, Kofi Annan, Gulio Andreoti, Ronald K. Noble (shef i Interpolit) Kenan Evren, Angelina Jolie, Agnesa Vuthaj, Michel Platini, Sofia Loren ,Pele, Zenedin Zidan, John Voght etj. Agjencia “Presheva Jonë”, drejtohet nga Kushtrim Malici