Presidenti i FFK-se, z. Agim Ademi me ane te nje urimi ne facebook e ka uruar klubin Suharekas, kampionin e SuperLiges – Ballkanin, per paraqitjen e sotme ne Evrope.

Ja postimi i z. Ademi: 

Paraqitje e shkëlqyeshme e Ballkanit në ndeshjen e rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.

Fitorja me rezultat 4:0 ndaj La Fioritas në ndeshjen e parë është një hap i madh drejt kualifikimit në rrethin e tretë.

Tani me të drejtë presim që pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” portokallezinjtë e Suharekës ta konfirmojnë kualifikimin.

Urime FC Ballkani, suksese në ndeshjet e radhës 🧡🖤

#BashkëPërFutbollin

SHPËRNDAJE