Kanë kaluar tashmë tre muaj që nga dita e kuvendit zgjedhorë të organeve drejtuese të Federatës së Futbollit të Kosovës, ku në prezencën e më shumë se dy të tretat (2/3) e delegatëve, presidenti aktual i këtij institucioni, z. Agim Ademi u rizgjodh me shumicën e votave të delegatëve edhe për një mandat të ri, ku nën monitorimin e këtij procesi të pranishëm ishin përfaqësues të dya shtëpive të futbollit, atij evropian (UEFA) si dhe botërorë (FIFA), të cilët nuk konstatuan asnjë shkelje, konstatim të cilin e patën raportuar edhe në institucionet e tyre deleguese, të cilat për procesin e rregullt dhe të suksesshëm kanë shkruar edhe në faqet e tyre zyrtare, duke e uruar z. Ademi për mandatin e ri.

https://www.uefa.com/returntoplay/neës/0274-14d85125de60-982da27288a0-1000–ademi-ëins-second-term-in-kosovo/ ( (UEFA shkruan për ri-zgjedhjen e z. Ademi).


https://www.txtreport.com/sports/2022-04-07-fifa-president-infantino-congratulates-agim-ademi-on-re-election-as-ffk.HJubYo2m9.html (Urimi nga presidenti i FIFA-së, z. Infantino, për ri-zgjedhjen e z. Ademi edhe për një mandat).

Në anën tjetër, ka qenë një fund-dimër i nxehtë ky i fundit, në spektin e futbollit nëpër studio televizive, kur i madhë e i vogël, në shërbim të interesave të ulta e të cuditshme, duke tentuar ta dëmtojnë presidentin aktual z. Ademi, po harronin, ose nuk iu bëhej vonë se po e lëndonin futbollin, madje gati sa nuk e detyruan edhe UEFA-n e FIFA-n të ndërhynte, me motiv të përzierjes së politikës përmes akterëve të ndryshëm,në tentim për të ndikuar në rezultatin zgjedhorë.
Megjitha vështirësitë, futbolli ia doli, delegatët nuk u nënshtruan, njerëzit e futbollit u bënë bashkë duke u bërë të pathyeshëm dhe morën vendimin autonom e sipas bindjeve të tyre duke e rizgjedhur dikë nga mesi i tyre, dikë që nuk ishte më i vjetri në moshë, por më i vjetri që merret me futbollin me mbi 50 vite aktivitet, 20 vite në fushën e blertë, e 30 të tjera herë si pronar klubi duke ndarë nga familja për futbollin, e herë si pjesë e organizimit të futbollit kosovarë, prej kohëve kur nuk ishte e lehtë sikur sot.


Një lojë e padrejtë dhe jo fer po luhej në ato kohra edhe nga njerëz brenda Ministrisë së Sportit e Republikës së Kosovës, në mëngjes dilte njëri e në nivel të përgjegjësisë thoshte se ministria nuk guxon të ndërhyjë në punët e brendshme organizative të FFK-së, ndërkohë në mbremje dilte një tjetër dhe villte vrerë, ku në mungesë të argumenteve, bërtiste nëpër studio televizive për “kriminelin” brenda FFK-së, e për të cilin nuk e ofronte as edhe një të vetmën dëshmi për ndonjë më të voglën vepër korruptive apo në dizfavor të futbollit, në ndërkohë që të paktën 10 herë e përmendte faktin se sa buxhet ka ky institucion, e që qartë paraqiste “fotografinë” e hijenave në pritje të rrëzimit të presë.
Kur gjithcka përfundoi dhe u morën urimet andej e këndej, qenka zgjuar këto ditë ministri Çeku e në vend që të nënshkruaj “çeqet” për fillimin ndërtimit të stadiumeve për cka ka nevojë imediate futbolli vendor, paska vendos që ende të merret me qështjet e brendshme e organizative brenda FFK-së.
Ndoshta ministri Çeku ka problem me agjendën dhe punët që i trokasin përditë ne derë, e lypset tua kujtojmë, si për shembull projektet infrastrukturore në stadiumet e Gjilanit, Drenasit, Prizrenit, Pejës por edhe tek stadiumi Adem Jashari në Mitrovices, projektë të cilat janë të nënshkruara në kooperim me FFK-në, e që nuk po procedohen, ku është problemi? z. Ministër nëse është ende në “hipnozë” të lavdisë së pushtetit, qytetarët janë koshient se po bëhen gati dy vite që z. Çeku është në detyrën e ministrit, e që asnjë punë nuk është bërë në aspektin sportiv, punë që lë gjurmë, ndërkohë që i bie ndërmend që në kundërshtim me ligjet vendorë, të provojë për interesa të panjohura të provojë ta diskreditojë një proces, sic ka qenë ai i Kuvendit Zgjedhorë të FFK-së i muajit Prill, për të cilin sic janë marrë lavdrata nga të gjitha anët, si proces i rregullt dhe fer play.
Nëse z. Çeku nuk e din, ose nuk ka kush t’ia tregojë, po ua paraqesim nënin 22 i ligjit për OJQ i cili e thotë hapur mos-mundësinë e aksesit të qeverisë në organizimin e brendshëm të OJQ-ve, aq më tepër kur Federata e Futbollit të Kosovës, për dallim prej federatave tjera sportive, nuk e merr as edhe një cent nga thesari i shtetit, përkundrazi, shteti përfiton nga eventet e FFK-së.


Një tjetër punë që do të duhej të konsiderohej prioritet për ministrinë, do të duhej të ishte zbatimi i ligjit për sponzorizim, ku edhe sot ka probleme me vërtetimet.
Pra, është për cudi se si ministri Çeku një ditë thotë se nuk përzihemi në punët e FFK-së, ndërkohë një ditë tjetër thotë se po presim nga zyra ligjore e ministrisë një raport apo gjera të ngjashme, gjë që nuk është as korrekte e as serioze.

Ne kemi bërë përpjekje që të kontaktojmë në lidhje me këto ngecje MKRS-në, Komunën e Prishtinës por edhe FFK-në, të cilat nuk janë paraqitur, ndoshta edhe për shkak të kohës së pushimeve, e që shpresojmë që nga këto pushime të kthehen me më shumë energji pozitive e vullnet për punë progresive, e jo regresive e penguese,sic ka ndodhur deri sot.

 

SHPËRNDAJE