I pari i Federates se Futbollit te Kosoves, z. Agim Ademi gjate dites se sotme, ne kampin e Hajvalise ka takuar djemt e “diaspores”, Dardanet e ardhshem te kombetares tone ne futboll.

Ademi i ka inkurajuar djemt qe te punojne pa nderpre, ne menyre qe neser krahas realizimit te endrrave te tyre, ti bejne krenare edhe shqiptaret.

Ja postimi i z. Ademi:Sot pata kënaqësinë t’i vizitoj dhe t’i përshëndes djemtë e bashkatdhetarëve tanë, që luajnë në klubet e ndryshme të Evropës, të cilët janë përfshirë në grumbullimin e Kombëtares U17 në Hajvali.

Në këtë grumbullim po marrin pjesë 47 futbollistë nga Finlanda, Belgjika, Italia, Zvicra, Gjermania dhe shtetet tjera evropiane, të cilët po stërviten me stafin e trajnerëve në krye me Arsim Abazin.

I falënderoj prindërit e futbollistëve që kanë rritur fëmijët e tyre në Evropë në frymën e atdhedashurisë, pasi përpos të mirave tjera që i japin Kosovës, ata kujdesen edhe për ngritjen e imazhit të shtetit tonë nëpërmjet futbollit.

Faleminderit Diasporë! 💛💙⚽️🇽🇰
A.A.

#BashkëPërFutbollin

SHPËRNDAJE