Presidenti i FFK, z. Agim Ademi me kolegë të punes ka bere homazhe tek trupi i pajete i regjisores se njohur znj. Vjosa Berisha.

Kujtojme se e ndjera Berisha perveq sukseseve te saja ne karriere, ka qene nje mbeshtetese e flakte e kombetares se Kosoves si nje dardane e vertete:

Ja postimi i z. Ademi:

Sot së bashku me bashkëpunëtorët e mi, Muharrem Sahiti, Albert Bunjaki e Lulzim Berisha, bëmë homazhe pranë arkivolit të regjisores dhe producentës së njohur të filmit, njëherësh anëtares së grupit të tifozëve Dardanët, Vjosa Berisha.

Vjosa ishte personalitet i shquar i artit dhe kulturës në Kosovës dhe la pas vetes një trashëgimi të pasur artistike.

Ajo gjithashtu dha kontribut të madh edhe për organizimin e tifozëve të kombëtares Dardanët me idetë dhe kreativitetin e saj, teksa kontribuoi në sensibilizimin e shumë grave e vajzave për t’i ndjekur ndeshjet e futbollit.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
A.A.

SHPËRNDAJE