Në një bisedë për “Presheva Jonë”, i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Ademi është shprehur shumë i lumtur për vitin që po e lëmë pas, kjo për shkak se siç thotë vetë ai, pas përmbylljes së zgjedhjeve të brendshme të vlerësuara lartë nga UEFA e FIFA, i gjithë stafi i brendshëm por edhe të gjithë njerëzit e futbollit po ndihen më të çliruar nga propaganda dashakeqe dhe se po kanë mundësi më shumë që përkushtimin ta kenë vetëm te futbolli, këtë z. Ademi e argumenton ndër të tjera edhe me ngritjen e nivelit të SuperLigës së Kosovës, për çka thotë se kjo do të vazhdojë edhe më tutje.

Ndër të tjera z. Ademi ka folur edhe për vitin 2023 të cilin e ka quajtur si vit i kualifikimit të Kosovës në evropian, për çka z. Ademi ka thënë se do të fillojnë kampanjën menjëherë me fillimin e vitit të ri dhe do të ia dalim, patjetër.

 

“Presheva Jonë” President, jemi në përmbyllje të një viti shumë të ngarkuar me aktivitete për juve si Federatë e Futbollit, sa ka qenë e lehtë për juve që përveq aktiviteteve sportive nëpër tërë territorin e Republikës së Kosovës, të mbani edhe një proces zgjedhorë të suksesshëm e të lavdruar si nga UEFA ashtu edhe nga FIFA?
Ademi: Vitin 2022 nuk kam sesi ta emroj ndryshe pos si vit i suksesshëm, pas parasyshë aktiviteteve që kemi pas, duke filluar nga fillim viti me zgjedhjet e brendshme, siç e cekët edhe ju, të vlerësuara lartë nga institucionet më të larta të futbollit evropian e botërorë, me ç’rast do t’i falemnderoja delegatët të cilët përkundër problemeve, presioneve që kanë pasur, në një kampanjë absolutisht të poshtër e aspak të arsysheshme, nuk lejuan që të ndikohen nga jashtë. Kur po them nga jasht, po flas për një grup profiterësh, të cilët kurr asgjë nuk kanë dhënë për futbollin, por të etur për zhvatje dhe keqpërdorime, mundësi këto që i kanë parë në FFK, kanë tentuar që ta “pushtojnë” këtë institucion kaq të rëndësishëm për fëmijët e të rinjët e Kosovës, çka nuk e kemi lejuar dhe për këtë jam krenar.
Më vjen keq që në fund të vitit më duhet t’i përmend këta profiter, por, këtë po e bëjë jo për t’i bërë të rëndësishëm ata që deshën ta kapin FFK nga brenda, por për të treguar mirënjohjen e thellë për delegatët të cilën duke treguar vendosshmëri dhe palëkundje karshi presioneve, konfirmuar me votën e tyre, vullnetin e tyre për ta shtyer përpara misionin tonë që futbolli të triunfojë, të të rinjët ta keni rrugën e sigurtë përpara, drejt sukseseve që të gjithë i presim.
Sot, si komiteti, si administrata si të gjitha sektoret e federatës janë të pavarur, janë të çliruar nga presioni dhe duke qenë të tillë, sigurisht se janë më të suksesshëm në punën që e bëjnë, e rrjedhimisht edhe rezultatet i presim më të mëdha.
Një sukses, si rezultat i punës, të cilin e kemi pasur këtë vitë, mund të themi se është edhe ngritja e ligave tona për kah kualitetit. Shikoni, kemi arritur dhe po arrijmë diçka të jashtëzakonshme në një kohë shumë të shkurtër, ne kemi kaq pak vite si anëtare e UEFA-së dhe FIFA-së dhe sot jemi të vlerësuar si ligë kualitative, duke u ngritur për disa nivele, sidomos në raport me vendet tona që na rrethojnë, jemi dukshëm mirë dhe për këtë jam krenarë, jo vetëm për punën time, por së bashku si organizatë, kemi bërë punë të madhe dhe sukseset po i vjelim, e ky është vetëm fillimi. Ju e keni parë suksesin që ka pasur këtë vit skuadra e “FC Ballkanit”, por edhe skuadrat tjera që kanë dalur në Evropë, i keni parë në këto ndeshje se si janë mbushur stadiumet, kjo na bënë të gjithëve krenarë.

Në kemi vazhduar punën edhe në edukime të trainerëve, referëve, kemi pasur anëtarë tanë që janë deleguar nga UEFA dhe FIFA nëpër ndeshje të rëndësishme. Kemi mbajtur seminare dhe work-shope të ndryshme çka kanë rezultuar me licensa nga UEFA e FIFA.

Pastaj gjatë këtij viti e patëm edhe emrimin e trainerit të ri të kombëtares, z. Allan Zhires i cili siç e dijmë të gjithë, është një legjende e futbollit francez, ka vendosur një sistem të ri tek kombëtarja jonë. Ne presim rezultate nga e gjitha kjo, pasi e keni parë, në ndeshjet e fundit kemi afruar futbollist edhe nga SuperLiga jonë, e në Pranverë, do të shohim në ndeshjet e para kualifikuese për evropian se do të kemi një skuadër edhe më të konsoliduar dhe konkuruese përfshirë edhe futbollistët e SuperLigës, por edhe anëtarë të U21-shit që pritet të kalojnë në Kosova A. Po avancojmë suksesshëm edhe në futbollin e femrave, pasi që kemi marrë eksperte suedeze të cilat janë të realizuara në karrierën e tyre dhe presim që eksperiencat e tyre të i sjellin edhe tek ne.
Mund të flasim pastaj edhe për projektet për të cilat unë flas pak, por që ata që duhet t’i shohin, i shohin më së miri. Po flas për fëmijët dhë të rinjët në përgjithësi, për të cilët që nga momenti i marrjes së detyrës si president në mandatin e parë të plotë, kemi ndërtuar nëpër të gjitha rajonet e Kosovës, gjithësej 8 fusha për stërvitje, për cka jam tejet krenarë, pasi që metëvërtet Kosova jonë dhe të rinjët e sajë kanë nevoj për kushte në punë dhe këtë po e bëjmë, këtu besojmë se fillon puna për suksese dhe ne jemi të përkushtuar në këtë drejtim.

Jemi duke zhvilluar projektin ku kemi për qellim ruajtjen e terreneve natyrale, me anë të ndërtimit të fushave ndihmës për stërvitje, jemi duke punuar në sisteme të ujitjes nëpër të gjitha fushat që i ka Kosova me bari natyral.
Ne do të vazhdojmë me këto projekte edhe në vitin e ardhshëm, por një gjë që ia kemi vënë qëllim vehtes do të jetë kualifikimi në evropian. Pas përfundimi të Kupës së Botës në Katar, do të fillojmë me kampanjën e kualifikimit. Do të kemi një kampanjë full angazhim me të gjitha mekanizmat tonë por edhe të shtetit deri tek tifozi i fundit i futbollit, në mënyrë që të gjithë ta kemi një qëllim “Kosova në Evropain”.

Kam një besim të madhë tek stafi, tek futbollistët me formën aktuale që të gjithë e kanë, kontratat e mbyllura me klubet e tyre, pra janë të qetë psikologjikisht, pjekurinë e skuadrës dhe jam shumë shumë i bindur që do të ia dalim.

“Presheva Jonë”: Qysh i keni pritur kritikat nga ai grupi problematik që e quajtët në fillim, ta zëmë në rastin e suksesit të FC Ballkanit, ndërkohë që vetë presidenti i klub, z. Arsim Kabashi e kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, e ndjente që tju falemnderonte dhe ju jepte merita si president i federatës, për suksesin e klubit?
Ademi: Unë thash edhe më herët, qështjet që kanë të bëjnë me futbollin nuk ia vlenë më ti lidhi me asnjë grupacion, ata kanë qështje personale me mua si Agim, nuk kanë lidhje me asgjë që ndodhë në futboll sepse ata mua nuk duan të më shofin këtu, e për këtë kam vendos që tash e tutje me ta të mirrem vetëm personalisht me ta, me secilin.
Do lëndohesha nëse dikush vjen këtu edhe më kondërpërgjigjet me profesionalizëm, me projekte me punë, kjo po që më bën të ndihem keq, ndërsa derisa merren me shantazhe me anë të mediave e me gjithcka tjetër, më nuk ia vlenë të merrem me ta. Nuk janë në frekuenca me mua, jam në tjetër LEVEL të punës.

“Presheva Jonë”: Po në aspektin infrastrukturorë, e kam fjalën në objektet e federatës, puna në Hajvali, po shihen punime edhe këtu në selinë e federatës, por edhe po na intereson qështja e stadiumit të shumë përfolur të Dohas, stadiumi 974, keni thënë se duhen 17 milion euro për cmontim-montim-transport, nëse nuk i jep shteti këto para, a kemi fajtorë ku ta drejtojmë gishtin?
Ademi: Projektet po vazhdojnë, të gjitha. Stadiumi për të cilin po flisni e po flitet kaq shumë është një dhurat që mund të ndodhë, është ende e hapur. Në dorë e ka këtë qështje shteti sikur në cdo vend të botës. Shteti ynë, ministria e kulturës konsultohet me neve aty ku ata e shohin të arsyeshme, për ndryshe ata kanë parimet dhe rregullat e veta.

Nuk do të doja ta fajsoja askë, as qeverinë kjo për shkak se puna e këtij stadiumi është si një ankand, ku ka mundësi që ne edhe ofrojmë kushtet për transport e të mos e fitojmë, për këtë nuk dua ta fajsoj askë. Edhe nëse nuk vjen ai stadium, unë garantoj se prap Prishtina e Kosova do të ketë një stadium të ri, së shpejti. Do të punojmë edhe në stadiume tjera, përfshirë edhe “Fadil Vokrrin”.

Unë kam marrë garanci se Ministria në vitin e ardhshëm pritet që të vazhdojë me punë nëpër stadiume në gjithë vendin, për cka unë i mbështes dhe kudo që ka nevoje për asistencë nga ana e FFK-së, ne do të jemi aty.

“Presheva Jonë”: Ku ka mbetur qështje e licensimit, a ka hapsirë për shqetësim?
Ademi: Jo, nuk ka hapsirë, po flasin ata që duan që kjo të mos ndodhë për shkak të interesave të tyrë. Ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat si cdoherë, kemi ofruar të gjitha dokumentet. Ka mundësi që të ketë qështje teknike të cilat nëse ka, do të rregullohe dhe së shpejti do të licensohemi, padyshim.

SHPËRNDAJE