Në Tv Show-in më të shikuar vendor për momentin, “BigBrothër” VIP, ku ndër të tjerë personalitete janë edhe reperë si Beka, Stresi e Getinjo, të gjithë këta të suksesshëm.

Në njërin nga diskutimet që po zhvillohej gjatë ditës, ata po flisnin për kolegët e tyre në muzikë. Në një moment u diskutua për reperin Capital T, për të cilin të gjithë pa dallim patën vetëm fjalë të mira, si në aspektin profesional si reper, ashtu edhe si personalitet, ku në një moment Stresi thotë se Trimi është nipi i Besnikut të Capital T.

Pastaj ndërhynë Beka i cili e tregon një rast me Trimin ku ai ishte prezantuar si nipi i Besnikut, derisa Beka i kishte thënë se unë ty të njoh më shumë si djali i Agimit, një prishtinali aktiv në secilën sferë të jetës, duke shtuar se si Trimi, ashtu edhe prindi i tijë Agimi janë persona fantastik.

SHPËRNDAJE