Per te disaten here, neper media raportohet per incidente brenda zyrave te FFK-se, e ku protagonist ka qene presidenti z. Agim Ademi.

Njejt ndodhi edhe sot, u raportua se nje puntor brenda kesaj organizate u sulmuar nga z. Ademi, ne nderkohe qe me ane te nje postimi ne facebook, nje gje te tille e ka demantuar ky i fundit duke thene se edhe kjo eshte ne vazhden e shantazhit qe po tentohet te i behet e qe cak e kane pozicionin e kryetarit, duke tentuar ta demtoje imazhin e tij, e qe z. Ademi ne reagimin e tij ka thene se eshte i pashantazhuar dhe se 44 nenshkrimet e delegateve nuk zhbehen me inskenime.

 

JA REAGIMI I PLOTE I Z. ADEMI:

 

Miq të dashur,
Sot mediat raportuan me nguti dhe me tituj bombastik për kinse një ekses në FFK. Aty raportohet se, unë, si president i FFK-së, kinse e paskam sulmuar fizikisht drejtorin për marrëdhënie me jashtë, Artan Govorin.
Por, kjo është një tjetër e pavërtetë dhe një tjetër inskenim i atyre që po bëjnë në vazhdimësi shantazhe e gjëra të tilla me qëllim të dëmtimit të imazhit tim dhe njëkohësisht të Federatës, por edhe të procesit zgjedhor në FFK.
Nuk është aspak e vërtetë ajo që po aludohet për ekses dhe për asnjë prekje fizike, thjesht ishte një debat për punët e përditshme në federatë. Për këtë ka dëshmitarë brenda federatës.
Të gjitha palët që dëshirojnë të përfitojnë nga inskenimet e tilla, ua bëj me dije se vullneti i 44 delegatëve të Kuvendit të FFK-së nuk mund të ndryshojë me presione e shantazhe dhe as me shpifje të tilla nga njerëz e grupe të interesit.
Unë do të vazhdoj punën time me ndershmëri dhe nuk do të lejoj të bie pre e shantazhuesve që për qëllim kanë kapjen e FFK-së.

Me respekt,
A.A.

SHPËRNDAJE