Gramoz Vokrri e ka shpallë edhe zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

I biri i legjendës, Fadil Vokrri para pak minutash i ka dorëzuar edhe zyrtarisht 16 nënshkrimet që i ka siguruar për ta kërkuar një mandat katërvjeçar në krye të futbollit kosovar.

“E kemi një mbështetje goxha të madhe. Arsyeja se pse po kandidoj ka qenë mbështetja e klubeve, të cilat nuk janë të kënaqura me zhvillimet brenda institucioneve. Po kërkohet një frymë të re, që ta shtyjmë futbollin përpara”, deklaroi fillimisht Vokrri junior para gazetarëve.

“Në futboll nuk hyn askush për të humb, shpresoj që gara të jetë korrekte dhe fer. Shpresoj që në fund të gjithë mund t’ia dalim”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE