Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi gjatë ditës së sotme është pritur në takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku.

Në lidhje me takimin, ka njoftuar i pari i LDK-së i cili bashkangjitur me një foto rasti duke pranuar bluzën e kombtares nga z. Ademi, ka treguar se kanë biseduar për projektet transformuese e pozitive në futboll të inicuara nga FFK e që i mbështet fuqishëm LDK.

Abdixhiku ka thënë se e përkrah nismat e FFK për avancimin e futbollit si në nivel lokal ashtu edhe nacional, për cka e ka inkurajuar z. Ademi.

SHPËRNDAJE