Tash e disa muaj, Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur publikisht gadishmërinë e tyre që objektin e ish-shkollës në fshatin Banullë të Lipjanit ta shëndërrojnë në një objekt në një objekt bashkëkohorë e në interes të rinisë jo vetëm të Lipjanit por edhe të gjithë rajonit.

Kujtojmë se kohë më parë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka bërë kërkesë direkte ndaj kryetarit të Kuvendit Komunal në komunën e Lipjanit që të merret seriozisht dhe me urgjencë e prioritet kjo qështje, por, deri më sot nuk ka lëvizur asgjë, ani pse pamjet që po ua paraqësim, tregojnë se objekti në fjalë aktualisht është një ambient “ideal” për narkomanet apo përdoruesit e lëndëve narkotike që po e dëmtojnë rininë tonë të shëndoshë, e që kjo do të duhej ti nxiste komunarë që kjo qështje të merrej me prioritet.

Do theksuar se plani për këtë objekt ekziston dhe se me rastin e dhënies së lejës për punime, në një periudhë shumë të shkurtër, gjithnjë sipas FFK-së, ky objekt do të shëndërrohej në shkollën më profesionale dhe të futbollit që ka vendi dhe se shumë gjeneratat e ardhshme do të vjelnin frutat e saja.

 

SHPËRNDAJE