Stadiumi i kryeqytetit “Fadil Vokrri”, është i vetmi i cili me shumë mund e investime si nga Federata e Futbollit të Kosovës, ashtu edhe nga ana e Ministrisë së Sporit është akomoduar që të plotësojë kushtet për ndeshje ndërkombëtare. Kjo do të duhej në parim të ishte një arsye e fuqishme që kujdesi ndaj tij dhe motoleranca në gabime eventuale, të ishte në nivelin më të lartë.

Si cdo stadium tjetër, kudo tjetër nëpër botë, edhe stadiumi “Fadil Vokrri” kërkon kushtet e tija për “vitalitetin” dhe qëndrueshmëërinë që të jetë i gatshëm për të pritur ndeshjet, sidomos kur luan kombëtarja, apo ekipet kosovarë nëpër aktivitete evropiane. Këtu përfshihen mirëmbajtja jo vetëm e fushës së blertë, por edhe pjesët tjera sic janë hapsirat e brendshme të stadiumit, parkingjet, rrethoja e shumë kushte tjera të cilat kërkojnë profesionit të fushës që të kujdesen, ndërkohë që Komuna e Prishtinës ende nuk i ka dhënë dritën e gjelbërt askujt për ta kryer këtë shërbim.

Pas një takimi që kohë më parë e kanë pasur kryetari i kryeqytetit z. Përparim Rama bashkë me të parin e Federtatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi kemi parë nga ky i fundit që është trajtuar edhe kjo qështje ku është kërkuar zgjidhje në këtë drejtim, ku madje z. Ademi në emër të FFK-së ka shprehur gadishmërinë që ky institucion ta marrë nën përgjegjësi mirëmbajtjen e stadiumit të kryqytetit, cka do të ia lehtësonte në masë të madhe punën komunës, pasi që nga ai moment, komuna më nuk do të duhej të ndante asnjë cent për këto qështje në të ardhmen.

Në anën tjetër, heshtja e kryetarit të Komunës së Prishtinës në lidhje me këtë qështje, lë të kuptohet se ata ndoshta nuk janë të gatshëm ta kryejnë një obligim të tillë, pasi që mirëmbajtja e fushës ka kosto, kërkon ekip profesional si dhe ka norma nga UEFA e FIFA të cilat parashohin limit se deri në sa ndeshje lejohet që të luhen në një terren me bari natyral sic e ka “Fadil Vokrri”.

Pra, do të duhej të ishte në interes të zhvillimit të sportit qështja e menaxhimit të fushave, jo vetëm e Prishtinës, kjo pasi që do të ndihmonte që paralelisht me zhvillimet në fusha tjera të futbollit, si masovizimi, të mos mbetej prapa edhe qështja e infrastrukturës, pa të cilën dorën në zëmër, nuk ka se si zhvillohet futbolli.

SHPËRNDAJE