Dark Mode Light Mode

Silva dhe Flamini, mungesa të gjata

Milani do të detyrohet që t’i rishikojë planet për afatin kalimtar dimëror, pasi Thiago Silva dhe Mathieu Flamini pësuan lëndime të rënda ndaj Ajaxit.

Klubi rossoner ka konfirmuar se Silva do të kthehet në Brazil pas problemeve me meniskun, përderisa Flamini mungon një muaj.

Advertisement

“Mjeku i Milanit Gianluca Melegati dëshiron të komunikojë se Thiago Silva ka pasur një skanim i cili zbuloi një dëmtim në meniskun e këmbës së djathtë. Lojtari do të udhëtojë në Brazil për t’u konsultuar me profesor Jose Luiz Runzo”.

“Flamini iu nënshtrua po ashtu skanimeve dhe do të mungojë një muaj për shkak të dëmtimit të ligamentit të gjurit të këmbës së djathtë. Parashikojmë mungesë tri deri në katër javë”, shkruan në komunikatën e klubit rossoner. /Telegrafi/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 − two =

Previous Post

Interi në kontakt me Capellon?

Next Post

Gomez: Tani luftojmë me më të mirët

Advertisement