Gjigantët gjermanë të Bayern Munich kanë arritur që të jenë në maje të grupit të tyre në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani sulmuesi Mario Gomez thotë se bavarezët mund të mposhtin superfuqitë evropiane të futbollit.

“Ne nuk e filluam mirë ndeshjen, por përfituam nga dy gabime. Ne krijuam shumë raste dhe shpeshherë nuk finalizuam”.

“Sidoqoftë, sezonin e kaluar e treguam se kemi cilësinë për t’u përballur me ekipet e mëdha në ndeshjen eliminuese, ndërsa edhe këtë sezon jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”, u shpreh Gomez. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE