Dark Mode Light Mode

Pesë shqiptare e sulmojnë Shqipërinë, në emër të Zvicrës

Përfaqësuesja e Zvicrës do të paraqitet me pesë futbollistë shqiptarë kundër Shqipërisë në sfidën eliminatore për Botërorin 2014 që mbahet në Brazil.

Zvicra takohet me Shqipërinë më 11 shtator në Luzern.

Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka publikuar të enjten listën me emrat e futbollistëve me të cilët do paraqitet për ndeshjet eliminatore kundër Sllovenisë dhe Shqipërisë. Me Slloveninë “helvetikët” takohen më shtatë shtator.

Advertisement

Ashtu si pritej, në listën e Hitzfeldit gjenden emrat e Valon Behramit, Blerim Xhemajlit, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës e Admir Mehmedit.

Behrami, Shaqiri, Xhaka e Mehmedi kanë qenë titullarë për Zvicrën në miqësoren e fundit kundër Kroacisë, ndërsa Xhemajli u aktivizua në pjesën e dytë. Shaqiri e Xhaka ishin vlerësuar më të mirët në radhët e Zvicrës në miqësoren e luajtur në Split./ Tema

View Comments (4) View Comments (4)
  1. po kosovar, po edhe shqiptar ,sikur flasim te njeten gjuh apo jo?? gjithsesi asht per te ardh keq qe kto lojtar kaq te mir mos te lozin ne rradhet e kombtares shqiptare por kunder saj …shpresoj qe edhe kosova ne te ardhmen te kete nje skuader te saj kombtare ,athere do te jen 2 skuadra shqiptare 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 − nine =

Previous Post

Albin Kurti në Zvicër në mesin e mëgimtarëve më 7 dhe 9 shtator

Next Post

Nishani: Kosovo will be my priority

Advertisement