Dark Mode Light Mode

Inter, Laurent Blanc trajneri i ardhshëm

Inter mendon për të ardhmen. Sipas ‘Le Parisien’, në stolin zikaltër të sezonit të ardhshëm do të jetë tekniku i kombëtares franceze Laurent Blanc.

Gazeta franceze publikon se Massimo Moratti e ka alternativë të parë ish-mbrojtësin zikaltër për zëvendësimin e Claudio Ranierit në fund të sezonit. Nuk do të ketë asnjë problem për këtë operacion pasi Blanc është në fund të kontratës me Federatën Franceze të Futbollit (FFF).

Tekniku transalpin është i gatshëm të pranojë ofertën e Moratti-t sepse është shumë i zhgënjyer me FFF-në që nuk është e bindur për zgjatjen e kontratës së tij me “Gjelat”.

Advertisement

Përveç Laurent Blanc, në listën e Morattit janë edhe Pep Guardiola dhe Andre Villas Boas.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 15 =

Previous Post

Higuain kërkon Juventusin

Next Post

PASTRIMI I PARAVE: SHBA-të vejnë Vatikani në një nivel me Shqipërinë, Afganistanin, Egjiptin

Advertisement