Dark Mode Light Mode

SUPER TRIO, Ademi, Duka e Sejdini ndodhe në Vienë, ku po përcjellin punimet e kongresit të UEFA-së

Gjatë ditë së sotme, e në ditët në vazhdim, tre presidentët shqiptarë të federatave të futbollit të Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë, bashk me anëtaren e KE të FSHF-së znj. Anila Basha, po qëndrojnë në Vienë, ku po përcjellin punimet e Kongresit të 46-të me rradhë të UEFA-së.
z. Ademi ka publikuar në foto të përbashkët ku ka njoftuar edhe për vendimet që janë marrë, e që pritet të mirren nga UEFA, gjatë këtij kongresi.

Ja postimi i z. Ademi:
Së bashku me miqtë e mi presidentin Armand Duka, presidentin Muamed Sejdini dhe anëtaren e KE të FSHF-së, Anila Basha, po qëndrojmë në Vjenë për punimet e Kongresit të 46-të të UEFA-s, i cili do të mbahet nesër.
Paraprakisht sot është mbajtur mbledhja e KE të UEFA-s, në të cilën mori pjesë presidenti Duka, e ku u morën disa vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit evropian.
Ndër të tjera në këtë takim u miratua orari i ndeshjeve të turneut final për Euro 2024 në Gjermani, pastaj u miratua formatimi i Ligës së Kampionëve nga viti 2024, si dhe u vendos që finalja e Ligës së Konferencës në vitin 2023 të mbahet në “Eden Arena” në Pragë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − seven =

Previous Post

Totaj: PDK-në do ta ndihmojmë të rikthehet në qeveri, duke qeverisur pa skandale nëpër komuna

Next Post

Dikush e paska "dost" Infantinon, deri dje mendonim se të parin e FIFA-së mund ta takosh veq rastësisht në aeroport

Advertisement